KKVITI

Xharra: Kosova prodhoi terroristë të ISIS-it

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Çdo ditë e më shumë kosovarët po shfaqen në taborret e ISIS-it në Siri. Rasti më i freskët ishte ai i djeshmit, ku dy shqiptarë, njëri prej tyre nga Kosova, kërcënonin se do të vijnë edhe në Kosovë për vrarë jobesimtarët.

Njerëz të tillë janë prodhuar në Kosovë para syve tanë. Kështu ka thënë kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra. Ajo ka shtuar se në Kosovë të gjithë e kanë parë procesin e shpëlarjes së trurit të të rinjve nga grupe ekstremiste, por që gjithmonë janë nënvlerësuar.

Mobi Casa

“Shqiptarët Monstra të ISIS-it, u prodhuan këtu përpara syve tanë. E kemi parë procesin e shpëlarjes së trurit të të rinjve nge grupe ekstremiste në Kosovë. I kemi nënvlerësuar thirrjet e tyre antievropiane dhe antiamerikane…Politika ka heshtur, sepse i kanë parë si vota.

Disa nuk kanë hezituar të bëjnë flirt haptazi me prijësit e tyre radikal, madje duke ju kërkuar t’ju mbledhin vota. Dhe ja tash ku i kemi – para nesh!”, ka thënë kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra.