Eko Higjiena

Xharra kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim

/ 1 minutë lexim

Jeta Xharra, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë, BIRN, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, një padi tjetër kundër Sami Lushtakut, Rexhep Hotit, Avni Azemit, Rizah Hajdarit dhe Qani Mehmedit.

Kësaj radhe Xharra përmes padisë kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe fyerje që Samiu me shokë i kanë bërë në gazetën Infopress.

Xharra ka kërkuar që të shpejtohet procedura për shqyrtimin e kësaj padie pasi që ajo është ngritur në fund të vitit të kaluar.

Uji Dea

Indeksonline ka bërë përpjekje disa herë që të kontaktojë me Jeta Xharrën, mirëpo e njëjta nuk është paraqitur në telefonin e saj.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar se Xharra kërkon dëmshpërblim për tetë shkrimet dhe editorialet e botuara në gazetën Infopress./Indeksonline/