Mobi Casa

Xhandarmëria serbe sërish hynë në brendi të Kosovës në Karaqevë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se të martën rreth orës 12.00 janë parë forca të xhandarmërisë serbe të cilët lirshëm kanë hyrë tek vendi i quajtur “Uji i çeshmes ” që ndodhet disa metra në territor të Kosovës. Lenjani tha se aktualisht banorët janë grumbulluar për të ikur nga provokimet e mundshme duke bërë apel që KFOR-i të patrullojë në pjesën kontestuese.

Xhandarmëria serbe e cila ditëve të fundit ka zhvilluar aktivitete pothuajse përgjatë tërë vijës kufitare me Kosovën të martën është parë më e gjallë pasiqë ka hyrë sërish në brendi të territorit të Kosovës, raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se banorët ndihen të shqetësuar pasiqë rreth orës 12.00 të ditës së martë janë parë xhandarët tek kanë hyrë në vendin e quajtur “Uji i çeshmes ” që ndodhet disa metra në brendi të territorit të Kosovës.

Që nga protesta e fundit kur u mbajt për të mbrojtur vijën kufitare situata ka qenë e qetë në Karaqevë, por sot vërtet banorët ndihen të shqetësuar pasiqë xhandarmëria serbe ishte e armatosur edhe me armë të rënda tha Lenjani.

Uji Dea

Lenjani tha se tërë këtë patrullim të xhandarmërisë serbe e kanë të njohur edhe KFOR-i të cilët edhe e kanë vizituar Karaqevën.

“Unë e kam thënë edhe njëherë në mënyrë ironike që kryeministri Thaçi le të vije në Karaqevë dhe të bëjë selfije se këtu vërtet është nxehtë. Jemi pjesë e Kosovës dhe meritojmë një tretman institucional pasiqë këtu mbrohet Kosova e jo Kamenicë siç po pretendon dikush” tha Lenjani i dëshpëruar që ende asnjë zyrtar i lartë qeveritar nuk e ka vizituar këtë pjesë.

Lenjani tha se xhandarmëria serbe vazhdon të mbetet e koncentruar në pikën e Ugarit, Stani i Malushit, Guri i bardhë, Roga, Çuka dhe varrezat e Spahoviqe. “Këto gjatë pika mbeten problem i përhershëm dhe ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe vet komanda e NATO-së që ta shfrytëzojnë autoritetin dhe njëherë e përgjithmonë ta largojnë këtë rrezik permanent” tha Lenjani.

Edhe imami i fshatit Karaqevë e Epërme Bujar Fera ndihet i shqetësuar me këto lëvizje të çoroditura të xhandarmërisë serbe.”Vërtet është koha e fundit që institucionet tona ta mendojnë mirë problemin e Karaqevës sepse kështu pos që po fyhemi ne si banorë kufitar, po fyhet dhe diplomacia e Kosovës” tha Fera. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.