Hidromorava

Xhandarmëria serbe sërish defilon në brendi të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të enjten më datën 28.01.2016 në ora 12 e 16 minuta sipas banorëve të Karaqevës xhandarmëria serbe është parë duke patrulluar e armatosur dhe me xhipa të zi në rrugën e asfaltuar që njihet si territor i Kosovës. Selver Lenjani shprehet i brengosur me këtë ndërhyrje dhe thotë se është e pafalshme që në të njëjtën kohë dy delegacionet ajo e Kosovës dhe e Serbisë flasin në Bruksel kurse në të njëjtën kohë xhandarmëria serbe provokon hapur banorët e Karaqevës në territor të Kosovës.

Ka qenë banori Lah Keka ai i cili ka takuar xhandarmërinë serbe në rrugën e asfaltuar tek kthesa e fshatit Novosellë, ndryshe vend ky që njihet si territor i Kosovës, raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

Selver Lenjani përfaqësues i Karaqevës tha për rajonipress se xhandarmëria serbe është parë e armatosur deri në dhëmbë dhe me xhipa të zi. “Ata kanë defiluar te rruga e asfaltuar nga kthesa e Novosellës me xhipa të zi e të armatosur deri në dhëmbë. Ky është provokim shumë serioz që vije në fillim të vitit 2016. Është e pakuptimtë që delegacioni kosovar në të njëjtën kohë dialogun në Bruksel, kurse është e njëjta qeveri serbe që shkel kartat ndërkombëtare. Banorët janë të brengosur sepse kjo ndërhyrje e xhandarmërisë qëllim kryesor ka zbrazjen e fshatit”.

Lenjani tha se xhandarmëria serbe ka qëndruar në territor të Kosovës afër 30 minuta. “Ky provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë mund të ketë një fund të keq. Andaj Qeveria e Kosovës duhet të ndërpres bisedimet ose të kushtëzojë Serbinë me largimin e menjëhershëm të patrullave ushtarake që po defilojnë në brendi të territorit të Kosovës” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.