RCCOLA

Xhandarmëria serbe patrullon brenda territorit të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Selver Lenjani ka arritur të bëjë disa foto ku shihen xhandarmëria serbe teksa patrullon në brendi të territorit të Kosovës.

Në këto foto që i ka siguruar Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë shihen xhandarmëria serbe teksa patrullon në brendi të territorit të Kosovës raporton rajonipress.

KKVITI

Sipas, Lenjanit patrullimet janë bërë prej rrugës së Breznicës tek vendi i quajtur “Quka” e që del pastaj tek vendi tjetër “Qafa”.

”Jemi të shqetësuar sepse kjo ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 12.00. Kërkojmë urgjentisht nga KFOR-i dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë që të merren me këtë rast sepse nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe provokon banorët dhe territorin e Kosovës e papenguar nga askush” tha Lenjani./rajonipress/