UBT

Xhandarmëria serbe në pikë të ditës hynë me motorë në brendi të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tre motorë me gjashtë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë defiluar të premten rreth orës 13 e 30 minuta në rrugën e Breznicës që ndodhet disa kilometra në brendi të Kosovës tha për rajonipress Selver Lenjani. Banorët janë shqetësuar nga ky parakalim i forcave serbe tha ai.

Të premten rreth orës 13 e 30 minuta tre motorë ku ndodheshin gjashtë pjesëtar të xhandarmërisë serbe kanë parakaluar në vendin e quajtur si “Rruga e Breznicës” që ndodhet disa kilometra në brendi të territorit të Kosovës tha për rajonipress Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë.

Lenjani tha se ky parakalim i xhandarmërisë serb ka futur frikë dhe panik tek banorët të cilët urgjentisht edhe i kanë lajmëruar organet e sigurisë. “Ne edhe i kemi incizuar këta motorë dhe parakalimin e tyre, por incizimi është bërë nga një distancë e largët. Ne do ta njoftojmë edhe KFOR-in edhe policinë e Kosovës” tha Lenjani.

United Hospital

Ky provokim i xhandarmërisë serbe vjen vetëm pak ditë pasi banorët e Karaqevës dhe qytetarët e Kamenicës kishin protestuar në mënyrë paqësore kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në brendi të Kosovës.

Madje vet Lenjani ishte shprehur optimist se gjendja ishte përmirësuar pasiqë një kohë nuk kishte pasur provokime të xhandarmërisë serbe. Por hyrja e tyre këtë të premte e ka prishur “armëpushimin” e xhandarmërisë serbe në drejtim të territorit të Kosovës.

Lenjani i bënë apel policisë, KFOR-it, Qeverisë së Kosovës që ta diskutojnë këtë provokim në nivele serioze edhe në rrafshin diplomatik edhe atë ushtarak, për të parandaluar çfarëdo lloj eksesi në këtë fshat kufitarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.