Eko Higjiena

Xhandarmëria serbe hynë edhe në Stublinë, brenda territorit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorët e Stublinës të mërkurën herët në mëngjes janë befasuar kur kanë parë dhjetëra xhandar e polic të uniformuar teksa kanë hyrë në brendi të Kosovës. Nexhmedin Aliu banori më i afërt i zonës kufitare tha për rajonipress se rreth 7 pizgauer me xhandar kanë hyrë brenda në fshat. Nuk kanë provokuar, por tërheqja e tyre ka ndodhur tek pas ardhjes së policisë së Kosovës tha Aliu.

Xhandarmëria serbe ka “befasuar” banorët e Stublinës mëngjesin e së mërkurës. Të papenguar rreth 7 pizgauer kanë hyrë në brendi të territorit të Kosovës raporton rajonipress.

Nexhmedin Aliu banori më i afërt i zonë kufitare tha për rajonipress se mbi 30 pizgauer ndodhen në pjesën e Dobrosinit (Serbia), kurse rreth 7 pizgauer kanë hyrë në pjesën e Kosovë në Stublinë. “Ata nuk kanë provokuar, por ne jemi frikësuar sepse ishin shpërndarë nëpër mal dhe të gjithë të armatosur. Edhe në këto momente ende janë duke biseduar me policët e Kosovës. Xhandarmëria serbe ka hyrë në fshatin tonë rreth orës 5 të mëngjesit” tha Aliu.

UBT

Banorët e Stublinës thanë se kjo është hera e parë që kështu hapur xhandarmëria serbe hynë në Stublinë.

Rajonipress ka kontaktuar edhe Nebih Aliun përgjegjës për zonën kufitare por ai nuk është përgjigjur me arsyetimin se është tepër i zënë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.