Mobi Casa

Xhandarmëria “ndihmon” zbatimin e marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Patrullimi i xhandarmërisë serbe në veri të Kosovës ka hasur në heshtjen e institucioneve vendëse dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë. Burime të gazetës “Tribuna” kanë shpjeguar se pjesëtarët e njësisë speciale të policisë serbe që po patrullojnë në veri, janë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq dhe zëvendësit të tij Aleksandër Vuçiq.

Pas pajtimit të palëve për zbatimin e marrëveshjes që do të ndodhë javën e ardhshme, këta pjesëtarë kanë për mision të ndihmojnë në menaxhimin e “individëve të fuqishëm në veri që nuk i binden marrëveshjes”. Sipas të njëjtave burime, pjesëtarët kanë nisur patrullimet e tyre një javë para se në Bruksel kryeministri Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Iivica Daçiq ta përafrojnë marrëveshjen për veriun.

United Hospital

“Është fakt se ata janë vendosur nga qeveria e Serbisë nga frika se mos po dështon marrëveshja dhe pala kosovare po ndërmarrë hapa të njëanshëm në veri, por tash në konsultim mes palëve do të kujdesen që marrëveshja të zbatohet”, kanë bërë të ditur burime të gazetës.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.