Xhandarët serbë si “xhokerë” në bisedime

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Përqendrimi i forcave serbe të sigurisë në disa fshatra të Bujanocit është njëri prej veprimeve të përsëritura për të ngritur tensionin gjatë procesit të bisedimeve me Kosovën, ka vlerësuar kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

“Qëllimi i Serbisë është që të frikësohet popullata e t’i lëshojmë vatrat. Por, do t’i përdorim të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion. Edhe SHBA-të dhe BE-ja, nuk do të lejojnë që Serbia të shkaktojë tensione të mëdha”, ka thënë Arifi për “Tribuna Shqiptare”.

Uji Dea

Arifi thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për shqiptarët e Luginës, ndërsa Kosovës i duhet të merret më shumë me problemet e veta.

E ndërkohë, njëri për ish-komandantëve të UÇPMB-së, Lulzim Ibishi, thekson se drejtuesit e institucioneve në Luginën e Preshevës janë të fokusuar për t’u pasuruar, e jo për të zgjidhur problemet e banorëve të kësaj pjese./rajonipress/