FIDANISHTJA

Xhamia që frekuentohet nga shqiptarët, dyshohet si qendër xhihadi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga rreth 25 personat që frekuentojnë xhaminë në Embrach (Cyrih), shumica janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja.

Një xhami në Embrach (kantoni i Cyrihut) po bëhet pikëtakimi për organizata radikale islamike, raportojnë mediet zvicerane të dy ditëve të fundit. Xhamia i takon organizatës El-Furkan, e cila lufton për një shtet islamik. Ndërkohë që në Zvicër ka qenë deri tash e panjohur, kjo organizatë në Gjermani ka kohë që është nën vëzhgim të shtetit.

Siç shkruan “SonntagsBlick” dhe transmetojnë edhe gazetat tjera në gjuhën gjermane, kjo xhami është bërë këta gjashtë muajt e fundit një vend ku takohen njerëz që bien në sy se të gjithë bartin mjekra dhe disa prej tyre edhe xhybe të gjata. Gazeta shkruan, duke iu referuar ekspertes së islamit Saida Keller-Messahli, se cak i organizatës në fjalë që propagandon për luftën e shenjtë dhe për grupin terrorist Isis, në radhë të parë janë shqiptarët e rinj.

Hidromorava

Në mesin e rreth 25 personave që falen në këtë xhami, gazetat thonë se shumica janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja.

Zyrtarët e komunës së Embrach-ut shprehen të shqetësuar. Ndonëse ende nuk kanë rënë në sy me ndonjë veprim konkret, këta frekuentues të xhamisë në fjalë shikohen me shqetësim. “Nuk është mirë të kemi në fshatin tonë një bashkësi e cila vë në pikëpyetje religjionet tjera dhe shoqërinë tonë”, thotë kryetari i komunës, Erhard Büchi. Ndërsa kryetari i SVP-së lokale, Daniel Spiess thotë se “është dashur të parandalohej vendosja e kësaj bashkësie fetare këtu”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.