FITORJA

Xhamia përurohet-mosmarrëveshjet vazhdojnë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën vëzhgimin e forcave të policisë dhe në prani të shumë mysafirëve është përuruar xhamia në lagjen Dardania,ndër më modernet në Kosovë. Aty të gjithë u lutën për paqe e harmoni,por mosmarrëveshjet ende vazhdojë mes dy krahëve.

Xhamia e re e ndërtuar nga një shoqatë arabe në vlerë të 250 mijë eurove është përuruar të premten nën vëzhgimin e madh të forcave policore dhe në prani edhe të mysafirëve nga Bashkësia Islame e Prishtinës ,Sabri Bajgora,Resul Rexhepi, dhe shumë xhematlinjë .

Derisa Mustafë Bajrami kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe imam i zgjedhur me konkurs në këtë xhami priste mysafirët i kulturuar dhe rrinte i heshtur, ndryshe ka vepruar Zijadin Leka rivali i tij i cili me të hyrë në brendësi të xhamisë u pritë me brohoritje dhe duartrokitje. Madje një pjesë e xhematit edhe sloganin e shkruar “Zijadin Leka- imam”.

ARKATANA

Megjithatë këto gjeste nuk kanë qenë pengesë për të kryer ceremoninë fetare dhe për tu lutur për paqe në emër të zotit. Ishte Resul Rexhepi i pari që foli dhe kërkoj nga xhemati që mos të polarizojnë rastin. Rexhepi tha se kjo xhami që erdhi dhuratë në prag të Ramazanit duhet të jetë në shërbim të të gjithë besimtarëve.

Edhe Mustafë Bajrami imam në këtë xhami dhe kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan tha se xhamia do të jetë në shërbim të së mirës dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja.”Njerëzit nuk kanë pasur ku të falen,ose e kanë pasur shumë larg xhaminë. Tani ky kusht është plotësuar dhe i falënderojë të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj xhamie”tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.