Fundamenti

Xhamia Bajrakli, në Beograd me pullë postare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me rastin e 500-vjetorit të Xhamisë Bajrakli, u prezantua ceremonialisht pulla e re postare me motivin e objektit të vetëm të ruajtur dhe aktiv të arkitekturës fetare islame në Beograd.

Xhamia Bajrakli, është ndërtuar rreth vitit 1522. Si monument kulture Bajrakli Xhamia për shkak të lashtësisë, rrallësisë, ruajtjes së qëllimit fillestar, si dhe përfaqësimit të arkitekturës fetare dhe kulturës islame, xhamia u vendos nën mbrojtjen e shtetit si monument kulture në vitin 1946, ndërsa në vitin 1979 u shpall kulturore, si pasuri me rëndësi të madhe.

Eco Higjiena

Lidhur për këtë ngjarje kulturore për Jetapress u prononcua njeriu i parë i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Haxhi Reisu -I- Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, i cili midis tjerash tha: “ Pas një përpjekje më në fund kjo kërkesë u realizua me ndihmën e Allahut të madhërishëm. Pse, kjo është e rëndësishëm, sepse Xhamia Bajrakli në Beograd është lidere dhe flamur i të gjitha xhamive në Ballkan, ndaj edhe me merita e gëzon emrin “Bajrakli Xhami “

Në vazhdim, Haxhi Reis Saqipi, shtoi se “Kjo është me rëndësi të madhe për të gjithë besimtarët që jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon, sepse me këtë po ju forcohet identiteti i besimit Islam të gjithë etniteteve, dhe kjo rrugë e tolerancës dhe mirëkuptimit ndaj fesë dhe kulturës së popujve është rruga demokratike e cila na siguron ardhmërinë e sigurt integruese”, njofton Jetapress.