Xhaketa e John Kennedyt shitet 570.000 dollarë

Xhaketa e ish-presidentit amerikan, John Kennedy është shitur të shtunën në ankand për 570.000 dollarë.Siç raporton agjencia Reuters, xhaketa e pilotëve ngjyrë kafe, të cilën Kennedy e kishte veshur gjatë stinës së verës në aeroplanin bombardues presidencial (Air Force One bomber), ishte në qendër të vëmendjes gjatë shitjes së gjësendeve të tij në ankand.
Kjo xhaketë e ka tejkaluar çdo pritje të mundshme, pasi që fillimisht ishte vlerësuar së do të mund të shitej 20.000 deri në 40.000 dollarë.
Ky koleksion ishte pronë e David Powers, bashkëpunëtorit shumëvjeçar të Kennedyt, i cili vdiq në vitin 1998.
Në mesin e gjësendeve të tjera që kanë zgjuar kureshtje në këtë ankand, të organizuar nga “John McInnis”, ishin edhe letrat e ish-zonjës së parë, Jackie Kennedy, stilolapsi i presidentit Kennedy.
Presidenti John Kennedy, u vra gjatë një vizite në Dallas, Teksas. Vdekja e tij krijoi zi të madhe në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ndërsa ngriti një pikëpyetje te madhe në lidhje me ate se “çfarë do të ndodhte” me Luftën e Ftohtë.
Pas vdekjes së Kennedy, një numër mbështetësish argumentuan se nëse ai do të kishte jetuar do të kishte bërë shumë që të përfundonte “Lufta e Ftohtë”.
Disa sugjeronin se ai do të kishte zvogëluar shpenzimet ushtarake dhe do të kishte vënë nën kontroll garën e armatimit. Pohimi më i përsëritur, i cili shërbeu si temë kryesore në filmin “JFK” të Oliver Stone të vitin 1991, ishte se Kennedy do të kishte tërhequr trupat amerikane nga Vietnami pasi të rizgjidhej në vitin 1964 ./Zëri/