Xhakës i kushton shtrenjtë shuplaka, ja me sa ndeshje dënohet
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Zvicrës e ka dënuar Taulant Xhakën me …Taulant Xhaka është dënuar me 4 ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Këtë dënim ylli i Kombëtares shqiptare e ka marrë pasi pas përfundimit të ndeshjes mes Young Boys dhe Baselit (4:3) ka goditur me shpullë një lojtar kundërshtar.Prej shuplakës, mesfushori kuqezi u pezullua menjëherë për tre ndeshje zyrtare.
Kurse, dënimit i shtohet skualifikimi edhe për një tjetër takim, pasi më parë gjatë përballjes lojtari i Basel ishte ndëshkuar me kartonin e katërt të verdhë, që shoqërohet me pezullimin për një tjetër ndeshje. /Express/


