Mobi Casa

Xhaka: Zvicra synon së paku çerekfinalen

/ 2 minuta lexim
United Hospital

I shndërruar në njërin nga futbollistët kryesor te Përfaqësuesja e Zvicrës, futbollisti kosovar, Granit Xhaka, ka thënë se kjo përfaqësuese ka potencial të madh dhe se në Kampionatin Evropian shkon për të arritur suksese, derisa çerekfinalja mbetet tash për tash synimi më i vogël i saj.

“Në ekipin tonë ka shumë kualitete dhe kjo na shtynë të kërkojmë suksese”, ka thënë Xhaka, të cilin aspak nuk e shqetësojnë dy humbjet e fundit në miqësoret që i zhvilluan ndaj Irlandës dhe Bosnjës. Në intervistën e shkurtër dhënë për SNTV, ai ka shtuar se çerekfinalja është qëllimi kryesor i Zvicrës, ndërsa më pas helvetëve u nevojitet edhe pak fat për të arritur më shumë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mobi Casa

Të kujtojmë se me Zvicrën drejt Francës udhëtojnë edhe 5 shqiptarë të tjerë, derisa qysh në takimin e parë kjo përfaqësuese do të ballafaqohet me Shqipërinë, ndeshje kjo që ka hapur shumë debat në mediet ndërkombëtare, për faktin se aty do të ballafaqohen vëllai kundër vëllait, gjë e cila nuk ndodh shpesh në evenimente të tilla. Zvicra pritet të grumbullohet më 22 maj, ku edhe i nis përgatitjet për Evropian.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.