Mobi Casa

Xhaka: “Zvicra mund të fitojë titullin e Evropianit 2016”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Pse jo? Sigurisht, ka ekipe tjera që janë favorite dhe ne nuk bëjmë pjesë në mesin e tyre. Me pak fat dhe me performancë të mirë, ne mund ta marrim edhe titullin”

Granit Xhaka, futbollisti i kombëtares zvicerane, i cili luan për Borussia Mönchengladbach të Bundesligës di të bëjë nganjëherë deklarata të guximshme. Së fundi, në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Rhenische Post” ai ka thënë se Zvicra “fare lehtë” mund të bëhet kampione në Evropianin 2016 që mbahet në Francë.

Uji Dea

“Pse jo? Sigurisht, ka ekipe tjera që janë favorite dhe ne nuk bëjmë pjesë në mesin e tyre. Mirëpo unë me siguri nuk do ta bëj gati valixhen time për të qëndruar vetëm dhjetë ditë në Francë por për gjithë kohën sa zgjat kampionati. Me pak fat dhe me performancë të mirë, ne mund ta marrim edhe titullin”, ka thënë më tutje Xhaka.
Ai ka folur edhe për atë se si e përjeton ballafaqimin me vëllanë e tij, Taulantin, kundër të cilit do të luajë në ndeshjen e parë, Zvicër-Shqipëri.

“Është një situatë e veçantë, të cilën shumëkush nuk mund ta kuptojë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me Shqipërinë dhe Zvicrën por me atë se luan `kundër gjakut tënd`. Por ne e presim me kënaqësi këtë ndeshje”, ka përfunduar Granit Xhaka./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.