Uji Dea

Xhaka: Zvicra është shtëpia ime, por nuk i harroj rrënjët shqiptare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, ka thënë Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë për televizionin e Arsenalit, ka treguar për familjen e tij, ku ka folur për prindërit e tij, Kosovën dhe Zvicrën, shkruan albinfo.ch.

Ai ka treguar në fillim si prindërit e tij shkuan në Zvicër. “Prindërit e mi janë larguar nga Kosova para luftës. Qëllimi i parë ishte të shkojnë në Suedi, por kishin disa shokë në Zvicër dhe qëndruan dy-tri javë. Atyre iu pëlqeu Zvicra dhe vendosën të qëndrojnë. Kur erdhën ata në Zvicër nuk kishin asgjë. Ata kishin vetëm rrobat, por kanë punuar shumë për familjen dhe kur keni një qëllim mund t’ia arrini. Pa prindërit nuk do të isha këtu. Më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë Xhaka.

Ai gjithmonë shkon në pushime në Kosovë. “Kur shkoj në Kosovë ose Shqipëri shoh që ende ka njerëz që nuk kanë asgjë për të ngrënë. Të kthen në realitet dhe e sheh sa me fat që je”.

Hidromorava

Xhaka ka treguar edhe për një lëndim të rëndë që kishte. “Kam menduar të lë futbollin pasi kisha këputur ligamentet. Në futboll duhet të keni edhe fat. Në Kampionatin Botëror për U-17 kam shkuar pasi një tjetër lojtar ishte i lënduar. Këto gjëra ndodhin në futboll”.

Ai ka shtuar se zemra e tij është e ndarë në gjysmë. “Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, ka shtuar tutje Xhaka.

http://www.albinfo.ch/xhaka-zvicra-eshte-shtepia-ime-por-nuk-i-harroje-rrenjet-shqiptare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.