United Hospital

Xhaka viktimë e abuzimit racial nga tifozët e përhershëm të Arsenalit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Granit Xhaka ka qenë viktimë e abuzimit racial në rrjetin social, Twitter, nga tifozët e Arsenalit – të cilët janë zotërues të biletave sezonale të klubit – sipas një studimi.

Xhaka dhe lojtarë të tjerë të Premierligës ishin në qendër të studimit njëmujor, i cili kishte për qëllim të zbulojë identitetin e vërtetë të abuzuesve në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Express.

Studimi nga Signify i ka zbuluar 16 raste të abuzimit racial ndaj Xhakës, përfshirë postime nga llogari të cilat e identifikonin veten si zotërues të biletave sezonale të Arsenalit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Arsenali ka reaguar duke thënë se do të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj abuzuesve që janë bartës të biletave sezonale apo anëtarë të klubit.

Gjatë analizimit 30-ditor të emrit të Xhakës në Twitter pas ndeshjes mes Arsenalit dhe Burnley më 13 dhjetor, është zbuluar se:

FIDANISHTJA

1.374 prej 2004 postimeve për Xhakën kishin përmbajtje të mundshme raciale

52 për qind e postimeve abuzive u bënë në ditën e ndeshjes kundër Burnley

16 raste të abuzimit racial ndaj tij, përfshirë nga llogari që vetidentifikoheshin si zotërues të biletave sezonale të Arsenalit.

Gjashtë postime shprehën dëshirën për të ushtruar dhunë ndaj Xhakës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.