UBT

Xhaka thyen dorën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Borussia – Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka pësuar thyerje në shuplakën e dorës së majtë të shtunën në ndeshjen që skuadra e tij Borussia Moenchengladbachu e luajti pa gola në udhëtim ndaj Mainzit, përcjellin mediumet gjermane të dielën.

Xhaka ndonëse i lënduar luajti tërë ndeshjen. Ai u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa pati më së shumti kontakte me topin në radhët e Borussias në sfidën me Mainzin, plot 128 sosh. Të dielën Xhaka është paraqitur në kompleksin stërvitor të klubit me dorë të gipsuar.

FIDANISHTJA

Nuk është ende e qartë se sa do të mungojë. Në të njëjtën ditë kur u lëndua Xhaka, mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri iu gëzua golit në fitoren e Bayernit ndaj Hamburgut. Shaqiri realizoi golin e fundit të Bayernit në fitoren 3:1, në minutën e 93-të.

Ai u aktivizua në këtë sfidë nga minuta e 78-të. Bayerni ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor, pasi pas 16 xhirove ka 44 pikë. Ndërkohë Gladbachu gjendet në pozitën e katërt me 32 pikë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.