ARKATANA

Xhaka thotë se s’do ta bëjë kurrë më shqiponjën dykrerëshe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Granit Xhaka ka pohuar se nuk do ta bëjë më shqiponjën dykrerëshe, e cila i kushtoi me gjobë atij dhe bashkëlojtarit të tij shqiptar te Zvicra, Xherdan Shaqirit, në fitoren e famshme kundër Serbisë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Xhaka dhe Shaqiri shkaktuan tërmet dhe reagime të mëdha – sidomos ankesa nga Serbia e cila i akuzoi ata për festim politik të golave – kur i festuan dy golat e fitores së Zvicrës 2:1 kundër Serbisë në një ndeshje të Grupit E në Botërorin e Rusisë duke e bërë shqiponjën dykrerëshe, që është simbol në flamurin kombëtar shqiptar, shkruan Gazeta Express.

Dyshja nga Kosova rrezikoi pezullim të gjatë, por FIFA vendosi kundër një vendimi të tillë dhe i dënoi ata vetëm me gjoba.

Mesfushori i Arsenalit dhe sulmuesi i Liverpoolit u gjobiten me nga 10 mijë franga zvicerane secili, por morën edhe një paralajmërim nga organi qeverisës i futbollit botëror se do të ndëshkohen rëndë nëse e përsërisin të njëjtën gjë në të ardhmen.

United Hospital

Natyrisht, shumë futbollistë shqiptarë dhe të tjerë me prejardhje shqiptare vazhdojnë të festojnë duke e bërë shqiponjën dykrerëshe, por Xhaka dhe Shaqiri e bënë në një ndeshje shumë më të ndjeshme, ndaj Serbisë nga e cila Kosova e shpalli pavarësinë më 2008.

Që prej atëherë, dyshja nuk është parë duke festuar në këtë mënyrë në asnjë ndeshje dhe Xhaka thotë se nuk do ta përsërisë më.

I pyetur të martën nga gazeta zvicerane Blick për festimin me shqiponjë ndaj Serbisë, Xhaka tha: “Ishte një fitore e rëndësishme me një gol në minutën e fundit dhe një ndeshje nga e cila kam mësuar shumë”.

“Një situatë e tillë nuk do të ndodhë më. Në përgjithësi, megjithatë, unë do të reagoj më shpejt në të ardhmen nëse kam nevojë për koment apo për përmirësim”, theksoi Xhaka kur u pyet sesi do të reagonte. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.