Fundamenti

Xhaka: Tani mendojmë për Juventusin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka pas fitores kundër Hertha Berlinit në Bundesligë, është shprehur se tashmë janë duke menduar për ndeshjen e radhës kundër Juventusit.

Monchengladbachu e pret të martën Juventusin për të zhvilluar takimin kthyes në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali nuk kishte pasur fitues.

“Çdo ndeshje fillon nga zero, dhe ne gjithmonë punojmë shumë. Tani jemi duke shikuar për ndeshjen e radhës kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve. Për dallim nga ndeshja e sotme kundër Hertha Berlinit, Juve ka një kualitet krejtësisht tjetër, por nëse luajmë mirë dhe kemi më shumë guxim për të sulmuar, mund t’i shkaktojmë telashe edhe një klubi të madh si Juventusi”, ka thënë Xhaka për Bundesliga.de.

Fundamenti

Xhaka sot ndihmoi skuadrën e tij me shënimin e një goli në fitoren e thellë prej 1-4, kundër Hertha Berlinit.

http://koha.net/?id=6&l=82219