UBT

Xhaka s`është gati për ekip të madh

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Giuseppe Bosife, menaxher i FIFA-s dhe ekspert i futbollistëve zviceranë, ka folur për situatën e Granit Xhakës, i cili gjatë verës iu bashkua Borussia Monchengladbachut nga Baseli.

Futbollisti kosovar pëlqehet nga Juventusi, por menaxheri mendon se përfaqësuesi zviceran nuk është ende gati për një ekip të madh, pasi që i vyen përvoja, të cilën mund ta fitojë duke luajtur në vazhdimësi në një ekip mesatar.

Uji Dea

“Xhaka vërtet është një lojtar i mirë, mund të luajë mirë në një kampionat si Bundesliga, ku përshtatet në nivelin fizik. Nëse shkon në një skuadër të madhe, Xhaka do të rrezikonte njëjtë si në Monchengladbach, sepse skuadrat e mëdha kërkojnë rezultate” deklaroi Bosife për ueb faqen italiane ‘IlSussidiario.net’.

“Për të më mirë do të ishte një skuadër që ia mundëson t’i luajë 15-20 ndeshje, që mund ta ndihmojnë ta gjejë vazhdimësinë dhe të zhvillohet në karakter”, përfundoi ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.