UBT

Xhaka rrezikon Evropianin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

​Taulant Xhaka ka pësuar një dëmtim në fundjavë, i cili rezultoi të ishte më shqetësues nga sa u mendua fillimisht.

Pasi festoi titullin e 7-të radhazi kampion të Zvicrës, klubi i Bazelit njoftoi zyrtarisht se mesfushori shqiptar do të qëndrojë disa javë larg fushave, por pa specifikuar saktësisht afatin kohor.

Pas vizitave mjekësore, vetë 25-vjeçari bëri të ditur se do të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të lojës, por frika është se Taulantit mund t’i nevojitet edhe më tepër kohë për të qenë gati për ndeshjet në Grupin A të Euro 2016.

Eco Higjiena

Mungesa në ndeshjet miqësore që Shqipëria do të zhvillojë para Euro 2016 duket e sigurt për Xhakën. Gjithashtu, ai do t’i mungojë edhe Baselit në ndeshjet e mbetura për këtë sezon.

Mungesa një-mujore nga fushat, do të thotë se lojtari që cilësohet edhe si shpirti i mesfushës kuqezi, duhet të jetë i rikuperuar një javë përpara ndeshjes së 11 Qershorit, ku Shqipëria debuton në Euro 2016 përballë Zvicrës.

Taulant Xhaka beson se do të luajë në duelin përballë vëllait të tij, Granitit. Por, deri në atë kohë, Kombëtarja shqiptare mban frymën dhe pret me ankth lajme pozitive. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.