FITORJA

Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve qëndrim në Londër.

Mesfushori nga Kosova me pasaportë zvicerane ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Arsenalit këtë edicion, teksa ai ka paralajmëruar largimin nga Topçinjtë gjatë verës.

Ndeshja mes Arsenal dhe Wolves pritet të jetë e fundit e Xhakës me fanellën bardh e kuq, derisa ai ka paralajmëruar lamtumirën me një foto të publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’.
Në fotografi shihen katër trofetë që Xhaka i ka fituar me Arsenalin, dy Kupa FA dhe dy superkupa: Faleminderit Gunners”, ka shkruar Xhaka.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare me Arsenalin, ku ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

FITORJA

E ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga, ku Bayer Leverkusen thuhet se ka arritur marrëveshje personale me reprezentuesin e Zvicrës.

Gjithsesi interesim për të kanë shfaqur edhe ish-skuadra e tij Borussia Moenchgladbac si dhe nënkampioni gjerman Borussia Dortmund.

Xhaka sot pritet të përshëndetet me tifozët e Arsenalit dhe ndeshja ndaj Wolves do të jetë e 297 zyrtare me fanellën e Topçinjve, ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në 29 të tjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.