ARKATANA

Xhaka premton Ligën e Kampionëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori kosovar Granit Xhaka, ka thënë se skuadra Borussia Monchengladbach do të sigurojë një vend që e dërgon në ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane e Granit Xhakës e mbylli vitin në vend të 4-të me 27 pikë, duke pasur shanse të mëdha për t’u kualifikuar në ligën më të fortë në botë, Ligën e Kampionëve, përcjell kp.

ARKATANA

“U rikthyem për të përmbushur misionin tonë. Kemi ulur euforinë për të realizuar objektivat ndryshe nga viti i kaluar. Këtë vit do të grumbullojmë më shumë pikë dhe në këtë mënyrë do të jemi pa dyshim në Champions”, tha Xhaka për “Bild”.