Fundamenti

Xhaka: Për Zvicrën do të derdhi gjak

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipi ka rrëfyer për të kaluarën ku ka qenë i burgosur politik . Por, pas vuajtjeve të përjetuar, ai tashmë po sheh dritë. Për këtë, Xhaka e falënderon shtetin e Zvicrës, për të cilin është i gatshëm të derdh edhe gjak.

Ragip Xhaka, babai i mesfushorit të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka dhe anëtarit të Baselit, Taulant Xhakës, ka rrëfyer për tabloidin zviceran Blick, për vuajtjet që i ka përjetuar gjatë regjimit serb në Kosovë.

Ai ka qenë i burgosur politik, derisa ka vuajtur dënimin prej tre vite e gjysmë pas protestave për liri kundër regjimit serb.

“Familja ime i ka kaluar të gjitha. Babai im kishte një restorant dhe ishte pronar, edhe ajo na u mor”, ka rrëfyer Ragip Xhaka.

Uji Dea

Por, pas vuajtjeve të përjetuar, ai tashmë po sheh dritë, derisa biti i tij Graniti, do ta përfaqësoj Zvicrën në Kmpaionatin botëror.

Për këto të mira, Ragim Xhaka e falënderon shtetin e Zvicrës, për të cilin është i gatshëm të derdh edhe gjak.

“Për mua, Zvicra është shtëpia e dytë. Kurse, për Taulantin dhe Granitin e para. Jam krenar me ta. Mbi të gjitha, për atë që ka bërë Zvicra për ne. Po, për këtë vend, unë do ta jap gjakun tim”, ka përfunduar Xhaka.