ARKATANA

Xhaka: Për fitore ndaj Armenisë duhet të japim gjithçka

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, nuk e di se kush do të jetë në ekipin startues për ndeshjen përballë përfaqësueses së Armenisë, të dielën.

Por, ai bën thirrje që, kushdo që të jetë, të japë maksimumin nga vetja.

Ndeshja eliminatore ndaj Armenisë zhvillohet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena” (nis në orën 18:00), dhe për Shqipërinë është vlerësuar më e rëndësishmja e këtij cikli, meqë kjo skuadër llogaritet si konkurrentja më e madhe për pozitën e tretë në grup, të cilën e synon Shqipëria.

FIDANISHTJA

Kjo pozitë në fund siguron barazhin për kualifikim në Evropianin 2016, ndërkohë që dy pozitat e para sigurojnë kualifikimin direkt.

“Besoj në forcën e grupit. Kemi ekip të mirë, por për fitore, po qe nevoja duhet të japim edhe jetën në fushë. Është një nga ndeshjet e rëndësishme për ne, pasi ka edhe disa lojë tjera. Por, unë mendoj se në rast se fitojmë kundër Armenisë i kemi gjasat shumë të mira për kualifikim”, ka thënë Xhaka të mërkurën për gazetën./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.