United Hospital

Xhaka pas konfirmimit të largimit të Wengerit: Ishte privilegj të luajë nën urdhrat e tua

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arsene Wenger ka paralajmëruar se në fund të sezonit do të largohet prej drejtimit të skuadrës së Arsenalit.

Trajneri francez përmes një komunikate për media ka pohuar se do të largohet pas 22 vite qëndrimi në krye të ekipit anglez.

“Dua të falënderoj stafin, lojtarët, drejtorët dhe tifozët që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë. I bëj thirrje tifozëve tanë të qëndrojnë prapa ekipit për të përfunduar sa më lartë”, ka pohuar Wenger.

Pas këtij lajmi të papritur ka reaguar edhe Granit Xhaka, lojtar që pas një këmbëngulje të madhe e kishte transferuar gjatë verës së vitit 2016.

United Hospital

Mesfushori shqiptar ka pohuar se i ishte plotësuar ëndrra me rastin e kalimit në The Emirates dhe të luajë nën urdhrat e 68-vjeçarit.

“Një ëndërr e bërë realitet për të luajtur me ju, një nder që isha nën urdhrat e juaja. Faleminderit shef, legjendë e madhe. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë së bashku dhe ta përfundojmë atë me një trofe”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Xhaka.

Ndryshe, Wenger u emërua si trajneri i Arsenalit në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka fituar tre tituj të Ligës Premier dhe një rekord prej shtatë Kupave FA. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.