Uji Dea

Xhaka: Nuk ik nga Gladbach

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

“Nuk kam ardhur në Mönchengladbach për të luajtur vetëm një gjysmë viti”, ka thënë mesfushori shqiptar

Futbollisti shqiptar i Zvicrës, prej disa muajsh i angazhuar për Borussia Mönchengladbach të bundesligës, Granit Xhaka nuk e ka ndërmend të lëshojë ekipin e tij. Së paku një braktisje e parakohshme nuk është opsion, ka bërë të qartë talenti shqiptar për mediet gjermane.

“Unë edhe në Bazel ia pata dalë dhe do t`ia dal edhe këtu. Nuk kam ardhur në Mönchengladbach për të luajtur vetëm një gjysmë viti, ka thënë mesfushori për gazetën “Der Westen”.

Mobi Casa

Por, duhet përkujtuar se që nga humbja 0:5 e skuadrës së tij nga Borussia Dortmund, në fund të muajit shtator, Xhaka është angazhuar vetëm si rezervist.

Ndërkohë për shërbimet e tij ka shprehur interesim Lazio e Romës dhe klube tjera.

“Më 3 janar i rifillojmë stërvitjet dhe prej aty do të fillojnë ndryshimet” ka thënë Xhaka, duke siguruar se do të luftojë për një vend në njëmbëdhjetëshin e parë të trajnerit Lucien Favre.(albinfo)