UBT

Xhaka nuk heq dorë nga ambiciet për titullar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Unë dua t`i tregoj trajnerit se mund të ma falë besimin e tij dhe se unë nuk bëj pjesë në kategorinë e dytë”.

Mesfushori shqiptaro-zviceran Granit Xhaka, që luan në bundesligën gjermane për Borussia Mönchengladbach, vazhdon insistimin e tij për të luajtur në njëmbëdhjetëshin e parë të skuadrës gjermane.

Kështu, siç është shprehur për gazetën gjermane “Express”, ai dëshiron ta bundë trajnerin Lucien Favre për cilësitë e veta. Këtë do ta bëjë në ndeshjen e pritshme kundër Fenerbahçes në Stamboll, ndeshje kjo që nuk ka ndonjë peshë për asnjërën skuadër.

Hidromorava

“Unë dua t`i tregoj trajnerit se mund të ma falë besimin e tij dhe se unë nuk bëj pjesë në kategorinë e dytë. Për mua ky nuk është udhëtim që e bëj për qejf”.

Që nga humbja me rezultat 0:5 në fund të shtatorit nga Borussia e Dortmundit, Xhaka nuk ka luajtur asnjë ndeshje nga fillimi, por vetëm si rezervist. Kjo ka qenë një situatë e re, e panjohur deri atëherë për talentin shqiptar të futbollit.

“Në fillim kjo gjë më mundonte tepër shumë. Unë nuk e njihja fare një situatë si kjo. Unë jam aq ambicioz dhe dua të luaj në secilën ndeshje që nga fillimi. Por, me kohë e kam pranuar rolin tim dhe kam dhënë më të mirën në secilën stërvitje. E dija se duhej të bëja më shumë. Rreth kësaj kam folur edhe me trajnerin”, ka thënë Xhaka për gazetën gjermane.(albinfo)