ARKATANA

Xhaka “nuk do të presë përjetësisht” në bankën e rezervistëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Granit Xhaka nuk është në ditët e tij më të mira. Plot 90 minuta i është dashur të shikojë nga tribuna se si luajnë bashkëlojtarët e tij të Borussia Mönchengladbach-ut kundër SC Freiburg. Duket se ai e ka humbur, tash për tash, vendin e titullarit në skuadrën e cila ka dhënë 8.5 milionë euro për ta pasur në radhët e saj.

Trajneri Lucien Favre, i cili po ashtu vjen nga Zvicra, thotë për mediet gjermane se Xhaka ende nuk është mësuar me mënyrën e lojës që praktikohet në bundesligën gjermane. Në anën tjetër, vetë Graniti ngul këmbë se edhe në Zvicër, gjegjësisht në Bazel është luajtur futboll kualitativ, kështu që ai nuk e kupton se ku është dallimi. Veç kësaj, ”Unë jam dëshmuar në moshën 20 vjeçare, duke u bërë lojtar titullar në kombëtaren e Zvicrës”, ka thënë ai për gazetën gjermane “Bild”.

“Unë do t`i tregoj trajnerit për çdo ditë në trajnime se e kam vendin në njëmbëdhjetëshen e parë dhe jo në bankën e rezervistëve”, ka shtuar ai.

ARKATANA

Nëse kjo gjendje vazhdon, talenti shqiptar nga Zvicra “nuk do të presë përjetësisht”. Ka klube të mëdha futbolli që interesohen për shërbimet e tij. Njëri ndër to është Lazio i Romës. “Është një nderim për mua. Ata e dinë sa vlej unë”, shprehet i lumtur Xhaka për interesimin e italianëve. “Por unë tash nuk do të dorëzohen. Unë jam një lojtar ekipor dhe këtë e dinë të gjithë në Gladbach.

Në ditët në vijim Granit Xhaka do të kërkojë bisedë me trajnerin Favre. “Do ta pyes se si duket e ardhmja ime. Në rast se ai thotë se nuk është duke ecur , unë do të ndaj mendjen”. Parimisht ai dëshiron të vazhdojë në Borusia, edhe pse për fillim nuk i ka ecur as nga ana sportive dhe as nga ajo ndërnjerëzore. “Për mua deri më tash gjithmonë ka qenë mot me diell – ndërsa kjo fazë e vështirë do të më bëjë më të fortë mentalisht”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.