United Hospital

Xhaka ndihet krenar për rekordin e ri: Ishte gjithmonë nder dhe privilegj i madh të luaja për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
HW

Granit Xhaka ndihet krenar dhe i nderuar me rekordin e ri që e theu në Kombëtaren e Zvicrës.

Ylli kosovar e arriti shifrën e 118 ndeshjeve me “Helvetikët”, duke e arritur legjendën zvicerane, Heinz Hermann.

Përfaqësuesi zviceran luajti kundër Bjellorusisë mbrëmë për të hyrë në histori të Kombëtares zvicerane, shkruan “Gazeta Express”.

HW

Futbollisti i Bayer Leverkusenit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ndjenjat e tij dhe lumturinë që ia solli kjo arritje.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të bëhem thyes i rekordit në Kombëtare së bashku me të madhin Heinz Hermann. Një falënderim i madh për krejt njerëzit që më kanë mbështetur ndër vite: familjes, miqve, trajnerëve, stafeve dhe bashkëlojtarëve. Pa ju, nuk do të ishte e mundshme t’i arrija 118 ndeshje me Zvicrën. Dhe, një falënderim special për tifozët. Ka qenë gjithmonë privilegj i madh të luaj për Zvicrën dhe përpara jush. Faleminderit. Edhe shumë të tjera do të vijnë”, ka shkruar ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.