Xhaka ndihet i lumtur pas barazimit ndaj Freiburgut
Granit Xhaka është shprehur i lumtur me barazimin e fundit të Borussia Monchengladbach.
Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, është shprehur i lumtur pas barazimi 0:0 në udhëtim ndaj Freiburgut.
Graniti theksoi se kjo ishte një ndeshje e vështirë për skuadrën e tij, andaj barazimi i kënaq ata.
“Kjo është sikur një fitore për ne. Ne e denim se do të ishte një ndeshje e vështirë në Freiburg. Nëse e shikoni ndeshjen përgjithësisht, mendoj se mund të jemi të kënaqur me një pikë”, u shpreh Graniti.
“Duhet të jepni komplimente për lojën e Freiburgut, pasi ata luajtën mirë. Në të njëjtën kohë ne ndoshta ishim pak të lodhur, ҫka bëri që të ishim më pak të lëvizshëm”, shtoi tutje Xhaka.


