ARKATANA

Xhaka nderon Kosovën dhe FC Prishtinën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ylli i Përfaqësueses zvicerane dhe i skuadrës nga Bundesliga, Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka, i shoqëruar nga babai i tij, Ragipi është pritur sot nga presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi dhe anëtarët tjerë të skuadrës më të trofeshme kosovare.

Gjatë takimit me Ejupin, Xhaka ka thënë se ndjehet i lumtur që gjendet në Kosovë. Ai poashtu ka treguar lidhjen e tij me vendlindjen e babait te tij, Kosovën.
Një falënderim të posaçëm, familjes Xhaka ia kane adresuar edhe i pari i FC Prishtina, Remzi Ejupi e nënkryetari Ahmet Kurtolli.

Eco Higjiena

Me këtë rast presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi kishte rezervuar një dhuratë të veçantë për Granitin, një pikturë, në të cilën gjendet e punuar në argjend edhe simboli i kombit shqiptar. Pastaj të dyja palët kanë shkëmbyer fanellat, ku Graniti i ka dhuruar Prishtinës atë të Përfaqësueses zvicerane me numër 10, kurse nga FC Prishtina, ishin rezervuar numrat 34 dhe 10 për Granitin dhe vëllain e tij, Taulantin.

Agjendën e vizitave të tij, Granit Xhaka e vazhdoi në selinë e organizatës joqeveritare franceze, ‘Sport Sans Frontieres’ (Sporti pa kufi), ku u prit nga shefja e misionit në Kosovë, Estelle Maitre. Kjo organizatë e cila më herët e kishte shpallur Lilian Thuram si ambasador, tashmë në listën e ambasadorëve të saj ka shtuar për herë të parë një sportist kosovar, duke ia dhënë këtë epitet Granit Xhakës. (ORAinfo)