Fundamenti

Xhaka: Ndaj Argjentinës së Messit, gjithçka e hapur

/ 1 minutë lexim

Granit Xhaka ka thënë se Zvicra mund ta befasojë Argjentinën e Lionel Messit.Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se Zvicra nuk ka çfarë të humb në sfidën ndaj Argjentinës.

Dhe, duke parë një fakt të tillë, Graniti theksoi se helvetikët mund të befasojnë Argjentinën e Lionel Messit.

KKVITI

“Sigurisht se Argjentina është favorite, por ne nuk kemi çfarë të humbim. Ne dëshiruam të reagonim pas humbjes 5:2 nga Franca. Atë e arritëm me fitoren 3:0 ndaj Hondurasit”, u shpreh Xhaka për mediat në Brazil.

“Ndaj Argjentinës së Messit gjithçka është e mundur”, shtoi tutje mesfushori kosovar.