UBT

Xhaka mund t’i bashkohet Canës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Munih – Mesfushori kosovar i Borusia Mynshengladbah, Granit Xhaka, duket se nuk po kalon momente të mira tek skuadra gjermane, dhe kjo mund të sjellë largimin e tij, të paktën kështu raportojnë mediat gjermane, stransmeton Start njoftimin.

Aventura e mesfushorit kosovar tek klubi gjerman duket se nuk ka qenë e lehtë. Mediat e huaja raportojnë për pakënaqësin e 20-vjeçarit tek kjo skuadër.

Këto pakënaqësi mund të ngjallin interes te klube të tjera për sulmuesin shqiptar të Zvicrës.

ZN

Raportohet se një ndër destinacionet e Xhakës mund të jetë klubi italian, Lacio, i cili është duke e vëzhguar më kujdes situatën e Xhakës tek Mynshengladbahu.

“Lacialët” edhe gjatë verës që lamë pas tentuan që të transferojnë mesfushorin kosovar, por ai zgjodhi klubin gjerman, por megjithatë kjo mund të ndryshojë sërish.

Transferimi i mundshëm i Xhakës tek ekipi italian do të bashkonte atë më yllin shqiptar, Lorik Canën, çka do ta ngjyroste historinë e këtij klubi me pak histori shqiptare.