United Hospital

Xhaka mund të luaj në Ligën Premier

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazeta britanike ‘The Telegraph’, në një artikull dedikuar për merkato, e ka vendosur Xhakën në mesin e yjeve që klubet e Premier Ligës duhet t’i transferojnë pas ‘EURO 2016’.

Në përshkrimin për 24-vjeçarin e Kombëtares theksohej se përveç rolit natyral si mesfushor qendre, ai mund të luajë edhe në repartin e mbrojtjes.

Xhaka vlerësohet si lojtar i hekurt dhe mjaft luftarak në fushë dhe është një prej elementëve kryesorë të Baselit, klub me të cilin gjatë sezonit të kaluar luajti në Champions League përballë Liverpoolit, duke i mposhtur Reds në Zvicër dhe barazuan në Angli, transmeton rtklive.

Hidromorava

Mes lojtarëve të tjerë që këshillohen për tu blerë nga “The Telegraph” janë rusi i Zenit St Petersburg, Artyom Dzyuba, që me tetë gola i mbylli kualifikueset pas Robert Lewandoëski dhe Thomas Muller në listën e golashënuesve. Nga yjet e tjerë të “Euro 2016″ janë sulmuesi 27-vjeçar Kamil Grosicki dhe sulmuesi 21-vjeçar Arkadiusz Milik të Polonisë.

Mesfushori ofensivë i Izraelit, Eran Zahavi që gjatë kualifikueseve regjistroi dy gola dhe pesë asist, mesfushori i Islandës dhe Baselit, Birkir Bjarnason, portieri i Rumanisë dhe Fiorentinës, Ciprian Tatarusanu, gjermani 21-vjeçar Matthias Ginter, që mund të luajë në qendër të mbrojtjes, në krahun e djathtë por edhe si mesfushor qendre apo edhe boshnjaku i Romës, Miralem Pjanic, që ishte një prej katër lojtarëve që krijuan më tepër raste për gol në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.