Hidromorava

Xhaka mund të largohet nga Arsenali, skuadra gjermane dëshiron transferimin e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.

Përkundër se kontrata e futbollistit shqiptar me klubin anglez skadon në verën e vitit 2023, interesim për Xhakën ka shprehur skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.

Mesfushori shqiptar kishte kaluar katër vite te Gladbach para se t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2016 për 45 milionë euro.

Tani klubi gjerman synon që ta rikthejë në Borussia-Park, pasi kërkon që vitin tjetër të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Mediat gjermane kanë raportuar se Gladbach është gati të shpenzojë deri në 28 milionë euro për rikthimin e Xhakës.

ARKATANA

Por përkundër interesimit nga Gladbach, duket shumë e vështirë që Xhaka të largohet nga Arsenali, pasi ai konsiderohet tek ky klub si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm.

Edhe trajneri Arteta e vlerëson jashtëzakonishtë shumë shqiptarin dhe largimi i tij duket shumë i vështirë, megjithëse Gladbach do të tentojë shumë për rikthimin e tij.

Vlen të përmendet se interesim për transferimin e Xhakës ka shprehur edhe skuadra tjetër gjermane Hertha Berlin.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me Arsenalin ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.