ARKATANA

Xhaka mund të jetë shqiptari i vetëm startues te Zvicra në Euro 2024

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian i futbollit.

Dhe, mediumi zviceran “Blick” ka nisur t’i bëjë llogaritë qysh tash, duke e formuar një formacion të mundshëm se si do të mundë të luajnë “Helvetikët” në Euro 2024, përcjell “Gazeta Express”.

Ekipi i Murat Yakin do të luajë më 15 qershor ndaj Hungarisë dhe mediumi zviceran e ka publikuar 11-shen që mund ta nisë këtë lojë: Summer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Embolo, Okafor.

Siç shihet, në këtë formacion startues shihet veç një lojtar shqiptar, më saktësisht Granit Xhaka.

Ylli kosovar po shkëlqen në Gjermani me Bayer Leverkusenin dhe paraqitja e tij nga minuta e parë duket se është e padiskutueshme.

UBT

Por, në formacionin titullar nuk e shohim edhe shqiptarin tjetër, Xherdan Shaqiri, i cili ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në Evropianët dhe Botërorët e fundit.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit duket se do ta humbasë statusin e titullarit për faktin se po luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ligë kjo e nivelit më të ulët, ndërkohë që lojtarët tjerë zviceranë po shkëlqejnë në ekipet e tyre në Evropë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, zviceranët llogarisin edhe në ndihmën dhe në kontributin e ish-futbollistit të Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit, i cili ka përvojë të jashtëzakonshme dhe di të jetë lojtari vendimtar i lojës.

Mbetet të shihet nëse krahas Xhakës e Shaqirit, Zvicra do ta ftojë edhe ndonjë shqiptar tjetër si Ardon Jashari për shembull, i cili ishte pjesë e “Helvetikëve” në Botërorin e fundit, apo edhe sulmuesi Andi Zeqiri. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.