Eko Higjiena

Xhaka merr ofertë nga klubi i njohur

/ 2 minuta lexim
HW

Mediumi britanik “The Sun” raporton se mesfushori kosovar ka marrë ofertë nga Bayer Leverkuseni, përcjell “Gazeta Express”.

30 vjeçari është pjesë e “Gunners” që nga viti 2016, duke i bërë mbi 290 ndeshje me ekipin nga “Emirates Stadium” deri tash.

Përfaqësuesi zviceran është pjesë e rëndësishme e ekipit të Mikel Artetas këtë sezon.

Ai i ka zhvilluar 33 ndeshje në Premierligë deri tash, duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 7 asistime.

Megjithatë, trajneri spanjoll dëshiron ta transferojë yllin e Ëest Ham United, Declan Rice dhe një tjetër mesfushor qendror në afatin kalimtar të verës.

Uji Dea

Xhaka ka kontratë me “Topçinjtë” deri në qershor të vitit 2024, por do të haste në vështirësi për të luajtur me përforcimet e reja të klubit londinez.

Prandaj, ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut mund të rikthehet në Gjermani, ndërsa për shërbimet e tij është i interesuar trajneri Xabi Alonso.

Flitet se Kuqezinjtë janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë afatgjate, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, nëse ai lëviz drejt “Bay Arena”, Arsenali mund ta marrë Moussa Diabyn si pjesë të marrëveshjes.

Xhakën qe një kohë e donte edhe trajneri Jose Mourinho në Romë, por ai preferoi të qëndronte në Angli. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.