United Hospital

Xhaka, megjithatë krucial për mesfushën e Arsenalit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të kritikuar të Arsenalit për këtë sezonë. Graniti nuk ka arritur që të përshtatet mirë ende me sistemin e shpejtë të lojës së Arsenalit dhe shpesh është konsideruar si njeriu kyç për ngadalësimin e lojës së tyre.

Ai ka rritur nivelin e lojës së tij muajin e fundit derisa ka pasur super paraqitje kundër Milanos në Europa Ligë dhe në ndeshjen e fundit në Premier Ligë për Arsenalin.

Por, në disa raste edhe kritika di të jetë e padrejtë.

Në bazë të statistikave del që Xhaka është mesfushori më i mirë i Arsenalit për momentin.

United Hospital

Ai është mesfushori me më së shumti pasime në skuadër. Sa i përketë pasimeve, Xhaka është edhe i dyti në Premier Ligë për pasime.

Por, jo vetëm kaq, ai është njëri prej mesfushorëve që ka krijuar shpesh shanse për gol, madje edhe ka shënuar gola nga 38 paraqitje të tij gjatë këtij sezoni. Ai ka shënuar tre gola!

Nëse vazhdon me këtë ecuri, Xhaka ka mundësi që të fitojë edhe Europa Ligën para se të udhëtojë me Zvicrën në Rusi, ku do të përballet me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë në grup. /GazetaExpres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.