UBT

“Xhaka më ka pyetur si janë rrugët në Itali”- mesfushori shqiptar buzë kalimit në Romë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mesfushori i Zvicrës Remo Freuler ka zbuluar se Granit Xhaka i kishte kërkuar hollësi rreth jetës në Itali, duke i nxitur edhe më shumë thashethemet se ylli shqiptar i Arsenalit do t’i bashkohet Romës në Serie A.

Freuler dhe Xhaka janë duke u përgatitur për t’u përballur me Italinë në një ndeshje të Kampionatit Evropian 2020 të mërkurën, dhe mesfushori i Atalantës tregoi se Xhaka është i interesuar të dijë për rrugët në Itali, raporton Gazeta Express.

“Më herët ai më ka pyetur sesi janë rrugët në Itali”, tha Freuler për Xhakën.

Ka disa javë tashmë që flitet për një kalim të Xhakës në Romë nga Arsenali, pasi thuhet se kjo është kërkesë e veçantë e trajnerit Jose Mourinho.

Eco Higjiena

Besohet, po ashtu, se edhe mesfushori nga Kosova është i etur të luajë nën urdhrat e trajnerit të famshëm portugez.

Xhaka është i lidhur me Arsenalin deri në verën e vitit 2023. Ai është pjesë e klubit londinez që nga viti 2016.

Arsenali i pati paguar plot 45 milionë euro për ta blerë Xhakën nga Borussia Monchengladbach. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.