RCCOLA

Xhaka, me gjithë sukseset, po qëndron me “këmbë në tokë”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Bern – Mesfushori kosovar Granit Xhaka thotë se gjithmonë qëndron me këmbë në tokë, ndonëse ka arritur suksese të mëdha deri më tash. Xhaka 20-vjeçar është pjesë e skuadrës së Bundesligës gjermane Borussia Moenchengladbach dhe i Përfaqësueses së Zvicrës.

KKVITI

“Unë jam Graniti i njëjtë që kam qenë edhe para sukseseve të mia të para. Jeta ime nuk ka ndryshuar. Unë nuk vishem ndryshe, nuk kam shoqëri tjetër dhe nuk ngas ‘Ferrari’, edhe pse kam para për të blerë një. Unë qëndroj me këmbë në tokë dhe familja ime më ndihmon drejt kësaj. Pas çdo paraqitjeje të mirë, vëllai im Taulanti më thotë: ‘Është vetëm një ndeshje, tash duhet shikuar para'”, ka thënë Xhaka, në një intervistë të publikuar në “Tages Anzeiger” të mërkurën.