United Hospital

Xhaka mbetet jashtë Kombëtares

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Taulant Xhaka mbetet jashtë Kombëtares. Përplasjet e fundit me trajnerin Xhani De Biazi kanë bërë që mesfushori të mos jetë në listën e radhës të grumbullimeve për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Izraelit në muajin qershor.

Xhaka u largua nga grumbullimi pas ndeshjes me Italinë, teksa deklaroi se nuk do të vinte më në Kombëtare për sa kohë aty do të ishte trajner De Biazi. Një deklaratë e fortë kjo, por mëse e pritshme teksa nga një beniamin i trajnerit, mesfushori u kthye në një lojtar të padëshiruar.

ARKATANA

Gjithçka filloi më zëvëndësimin në ndeshjen Shqipëri – Zvicër në Euro 2016, ku Taulant Xhaka reagoi mjaft keq ndaj zëvëndësimit në pjesën e dytë duke përplasur shishet e ujit në pankinë. Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu De Biazit dhe filloi ta spostojë mesfushorin nga formacioni dhe planet e tij.

Ndërkaq, “lufta e ftohtë” mes palëve vazhdon dhe trajneri nuk i ka dërguar ftesë lojtarit për miqësoren ndaj Luksemburgut dhe ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” duke e lënë jasht listës së tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.