Fundamenti

Xhaka kritikon skuadrën pas paraqitjes në Portugali: Pësuam gola të lehtë, mund ta humbnim ndeshjen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Sporting Lisbona në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Lideri aktual i Ligës Premier konsiderohet si një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë trofe, teksa i shpëtuan humbjes falë një autogoli që u realizua nga vendasit pas goditjes së Granit Xhakës.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka folur për këtë sfidë, duke thënë se është gjithmonë vështirë të luash ndaj skuadrave portugeze.

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër ekipeve portugeze. Ato janë shumë të disiplinuara dhe kanë lojtarë me nivel të mirë teknik”.

Mobi Casa

“Por ne duhet ta pranojmë barazimin 2-2 dhe ta sigurojmë kualifikimin në Londër”, tha Xhaka.

Xhaka ka kritikuar edhe bashkëlojtarët e tij, duke thënë se nuk lejohet të bëjnë gabime të tilla, pasi kanë pranuar dy gola të lehtë.

“Ne e nisëm lojën mirë, por pësuam lehtësisht dy gola, që për një ndeshje të këtij niveli janë shumë. Kjo nuk mund të ndodhë”.

“Në pjesën e dytë kishim kontrollin e lojës, mund të kishim fituar, por gjithashtu është të humbisnim, prandaj duhet ta pranojmë rezultatin”, shpreh Xhaka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.