UBT

Xhaka kërcënon Ronaldon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Granit Xhaka beson se Zvicra ka potencial ta mposhtë Portugalinë e Cristiano Ronaldo.

Zvicra e shqiptarëve do të zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme ndaj Hungarisë me 7 tetor, dhe ndaj Portugalisë me 10 tetor.

Ndeshja ndërmjet kampiones në fuqi të Evropës, Portugalisë dhe Zvicrës, që luhet në Lisbonë, është e fundit e ciklit eliminator për “Rusia 2018” dhe pritet të vendosë për lideren e grupit, e cila siguron direkt pjesëmarrjen në Botëror.

Zvicra aktualisht mban vendin e parë me 24 pikë, ka fituar të gjitha tetë ndeshjet, kurse Portugalia është e dyta me 21 pikë në Grupin B.

FIDANISHTJA

“Pse duhet të fitoj Zvicra? Sepse ne kemi mjaft klasa dhe vetëbesim në ekip. Ne kemi respekt, natyrisht, por nuk kemi frikë nga kampioni i Evropës”, ka deklaruar Xhaka për Blick, përcjell Express.

Në ndeshjen e parë Zvicra e kishte mposhtur Portugalinë, e cila ishte pa yllin e saj, Cristiano Ronaldon.

“Do të jetë një lojë e ndryshme sesa në ndeshjen e parë. Nëse e humbisni ndeshjen tuaj të parë si kampion evropian, ju e dini se çfarë do të ndodhë me ju. Cristiano Ronaldo nuk ishte në takimin e parë. Portugalia me Ronaldon është ndryshe”, ka theksuar ylli i Arsenalit. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.