GRANDEMALL

Xhaka, kandidat për sportistin e vitit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Granit Xhaka është njëri nga tre kandidatët për ta fituar titullin e sportistit më të mirë të vitit në Zvicër. Përmes uebfaqes www.sports-awards.ch të pasionuarit pas sportit mund të votojnë deri më 9 dhjetor të këtij viti për sportistin më të mirë zviceran. Përpos futbollistit kosovar, në listë për këtë çmim prestigjioz individual janë edhe hokeisti Sven Baertschi dhe atleti Benjamin Weger.

“Granit Xhaka është pjesë e pandashme e skuadrës përfaqësuese zvicerane. Në çdo ndeshje ndërkombëtare të këtij viti, futbollisti me prejardhje kosovare ka qenë pjesë e ekipit të trajnerit Ottmar Hitzfeld. Ai ishte lojtari kyç që ia solli Zvicrës Botërorin e parë në U-17, ndërsa ishte lider i ekipit U-21”, shkruan uebfaqja 1815.ch, e cila i përshkruan një nga një kandidatët.

FITORJA

“Si mesfushor, ka dhënë kontribut domethënës në nivelin e klubeve në Ligën e Kampionëve me Baselin. Vetëm 19 vjeç, ai duket një lojtar i pjekur. Kalimi i tij në Borussia Monchengladbach kushtoi 8 milionë euro. Trajneri Favre shpreson që Xhaka ta mbulojë mungesën e mesfushorit të larguar, Marco Reus”, vazhdon shkrimi.

Në natën gala do të zgjidhen sportisti, sportistja, skuadra dhe trajneri i vitit 2012. Vitin e kaluar, këtë çmim e kishte fituar gjimnastja Giulia Steingruber.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.