Eko Higjiena

Xhaka: “Kam prioritet futbollin, vajzat le të presin”

/ 2 minuta lexim

“Futbolli është për mua në rend të parë. Unë tash kam punë më të mençur për të bërë se sa të ndjek femrat…” citojn Bild lojtarin simpatik shqiptar

Sezoni dimëror i futbollit në bundesligë ka kohë që ka përfunduar ndërsa për atë pranveror duhet të pritet edhe një kohë. Por, kjo nuk është arsye që të pushojnë edhe raportet e gazetave për futbollistët si Xhaka dhe të tjerë, të vlerësuar si yje të mëdhenj të futbollit gjerman.

Për Granit Xhakën, të cilit sezoni i parë në bundesligë nuk i ka shkuar më së miri, shkruajnë këto ditë disa gazeta gjermane. Ai me Borussia Mönchengladbach, ashtu sikurse edhe Shaqiri me Bajernin, ndodhet për ushtrime në Dubai të Emirateve.

Angazhimi në vend të tij i lojtarit veteran pothuaj të çregjistruar, 31 vjeçarit Thorben Max e kishte çmeritur Granitin.

Ai vazhdon të jetë i shokuar: “Ishte një shuplakë fytyrës. Mendoja se kjo do të ndodhte vetëm në dy ndeshje”. Por e vërteta doli se ai deri në fund të sezonit mbeti në bankina. Kjo është arsyeja që Xhaka starton ofensivën e tij për vitin 2013.

Fidanishtja

“Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëj. Ndryshe, klubi nuk do të kishte dhënë kaq shumë para për mua. Unë dua të kthehem në vendin e titullarit”, këmbëngul Xhaka.

Ai thotë për gazetën se “ndërkohë kam mësuar se si të veproj në zonën mesfushore të mbrojtjes. Këtë rol në fillim e pata luajtur me më shumë elemente sulmi”

Sipas gazetës buldevardeske gjermane “Bild”, që ka tirazhin më të madh në Evropë, Xhaka është aq shumë i fiksuar për të zënë një vend titullari në skuadrën Borussia Mönchengladbach sa që do të ishte në gjendje të sakrifikonte shumëçka.

Madje edhe interesimin e tij për femrat.

“Futbolli është për mua në rend të parë. Unë tash kam punë më të mençur për të bërë se sa të ndjek femrat…” citoin Bild lojtarin simpatik shqiptar.