Mobi Casa

“Xhaka jashtë Kombëtares, thirret vetëm nëse…”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edoardo Reja po përgatit që të bëjë gati listën për futbollistët që do të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Turqisë dhe Moldavisë, të dyja jashtë fushe, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Trajneri italian po udhëton nëpër stadiume dhe po sheh nga pranë gjendjen e futbollistëve, por deri tani ka ende disa dilema.

Burime të sigurta për Telesport kanë bërë me dije se ekziston rreziku konkret që jashtë listës të mbetet një titullar i padiskutuar vitet e shkuara: Taulant Xhaka!

ARKATANA

Tekniku kuqezi e ka vendosur në listën e pritjes, pra që do të thotë se Xhaka vjen në kombëtare vetëm nëse një nga futbollistët e tjerë të përzgjedhur në atë rol ose sektor do të dëmtohej apo kishte probleme të ndryshme, qoftë edhe duke bërë paraqitje të dobët.

Kështu, mesfusha kuqezi numëron Abrashin, Gjasulën, Ramadanin, Qosen, Memushajn, Baren dhe Xhakën, teksa Emanuele Ndoj vazhdon i dëmtuar dhe Kaçe rrezikon gjithashtu të mos thërritet.

Klaus Gjasula i mori pikërisht vendin Xhakës në ndeshjen e fundit të luajtur dhe fituar ndaj Islandës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.