GRANDEMALL

Xhaka: Jam krenar që arrita 200 ndeshje në Premierligë me këtë klub të mrekullueshëm, ndihem si në shtëpi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Granit Xhaka u bë vetëm lojtari i 17-të i Arsenalit që arriti shifrën e 200 paraqitjeve me Arsenalin në Premierligë në fund të tetorit.

Mesfushori nga Kosova paraqitjen e tij të 200-të në elitën e futbollit anglez e regjistroi më 30 tetor, në fitoren 5:0 kundër Nottingham Forestit – shkruan Gazeta Express.

Për këtë Xhaka është nderuar me një dhuratë së fundmi nga klubi, të cilën e pranoi nga drejtori, Edu, gjatë seancës stërvitore.

ARKATANA

“Dyqind ndeshje në Premierligë për këtë klub të mrekullueshëm futbolli më bëjnë krenar”, tha 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

“Më bën krenar për veten time, për shokët e skuadrës dhe për stafin që kam pasur në shtatë vitet e fundit. Nuk është e zakonshme të bësh 200 ndeshje për një klub si ky, gjithmonë them se dua t’i kthej diçka. Ndihem gjithashtu si në shtëpi, kështu që shpresoj se do të ketë më shumë”, shtoi reprezentuesi i Zvicrës.

“Dyqind ndeshje, këtë nuk mund ta arrish nga sot, nesër. Duhet shumë punë, shumë disiplinë dhe shumë njerëz janë përfshirë rreth meje gjatë shtatë viteve të fundit dhe në fund, është punë e vështirë”, deklaroi Xhaka. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.